Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 11:02

Disa hulumtues nga Bostoni kanë krijuar një super-kompjuter për të cilin pretendojnë se mund të parashikojë vdekjen e një pacienti me 95% saktësi.

Ky super-kompjuter, që është përdorur nga një qendër mjekësore izraelite, ka disa monitorë që lidhen me pacientët dhe thuhet që mund të zbulojë sëmundjet më mirë se doktorët.

Super-kompjuteri është i mbushur me informacione të më shumë se 250,000 njerëzve nga 30 vitet e fundit, ku përmes të dhënave të tyre ai bën diagnoza më të shpejta, transmeton Lajmi.net.

Shpejtësia e diagnostikimit të një sëmundjeje do të mund të ofronte një shërim të shpejtë, potencialisht duke shpëtuar jetën e një pacienti – gjithashtu duke parashikuar vdekjen e tij.

Kompjuteri mbledhë të dhëna nga pacienti çdo tre minuta, duke matur çdo gjë nga niveli i oksigjenit deri tek presioni i gjakut.

Më herët këtë vit, doktorët në një spital në Boston u bënë të parët në Amerikë që filluan të përdorin syzet e Google për kujdes mjekësor. Dhe ky super-kompjuter, është i pari në botë që bën diagnoza të tilla.