Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 14:43

Një ruse ka thyer rekordin e vendit të saj pasi ka tërhequr në vagon tramvaji prej afro 19 tonësh në një distancë prej rreth 5 metrash.

Oksana Kosheleva nga Irkutsk ka thyer atë që besohet të jetë rekordi kombëtar për Rusinë duke tërhequr një tramvaj me peshë prej 18.7-tonësh pasi dështoi të tërhiqte me trupin e saj një aeroplan me peshë prej 22-tonësh.

“Isha përgatitur të tërhiqja një aeroplan, por në fund të fundit përfundova duke e tërhequr tramvajin. Nuk ishte vështirë. Duhet ta kisha tërhequr më gjatë, herës tjetër do e bëjë rrugëtimin më të gjatë”, ka thënë Kosheleva para gazetarëve, raporton UPI. “Mund të rrisim numrin e vagonëve të tramvajit – deri në katër”.

Kosheleva thotë se shpreson që vitin tjetër të arrijë të tërheq aeroplanin për të hyrë në Librin e Rekordeve botërore “Guinness”, transmeton Koha.net.

“Gjendja emocionale është e rëndësishme. Duhet të kuptoni qartë se a doni ta bëni atë gjë apo jo. Nëse nuk doni ta bëni, atëherë nuk do të arrini ta kuptoni këtë sfidë”, ka theksuar ajo.