Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 17:05

Tre hulumtues rusë kanë mbetur të bllokuar në stacionin meteorologjik Fyodorov në ishullin Vaygach, në zonën e Rusisë veriore. Një tufë arinjsh polarë të uritur nuk e ka ndërmend të largohet nga zona, raporton WWF Russia. Nuk kanë…

Tre hulumtues rusë kanë mbetur të bllokuar në stacionin meteorologjik Fyodorov në ishullin Vaygach, në zonën e Rusisë veriore. Një tufë arinjsh polarë të uritur nuk e ka ndërmend të largohet nga zona, raporton WWF Russia. Nuk kanë bërë punë as raketat sinjalizuese, armët e “vetme” me të cilat është i pajisur ekipi. Njëri prej shkencëtarëve i ka rrëfyer tv lokale se arinjtë flenë afër stacionit dhe shpesh kacafyten mes vete për shkak të ushqimit të paktë. Guvernatori lokal përpiqet t’iu dërgojë ushqim shkencëtarëve dhe mbi të gjitha t’i largojë arinjtë nga zona.