Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 16:18

Një anije shpimi ka vendosur një rekord të ri në thellësi në det të hapur, duke arritur 7,740 metra nën nivelin e detit.

Këtë e bëri të ditur agjencia qeveritare që merret me shkencën dhe teknologjinë e detit dhe Tokës.

Chikyu ka vendosur rekordin e ri duke gërrmuar shtratin e detit në brigjet e Japonisë veriore, për të marrë mostra që të studiojë tërmetin dhe tsunamin e vitit të kaluar.

Ajo ka prekur 6,883.5 metra nën det para se të arrinte objektivin 7,740 metra. Rekordin e mëparshëm e kishte vendosur anija amerikane Glomar Challenger, e cila shënoi deri në 7,049.5 metra nën nivelin e detit në vitin 1978.