Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 11:27

Shi Ping, një bletar kinez ka thyer rekordin botëror duke mbuluar trupin e vet me 331 000 bletë, që i përkthyer në njësi matëse është 33.1 kilogramë bletë.

Rekordi i mëhershëm ishte ai i vitit 2008 kur Ruan Liangming nga Xhaungsi kishte mbajtur 26.8 kilogramë bletë.

Shënuesi i ri i rekordit nga krahina Çongking e Kinës, është adhurues i madh i bletëve të cilat i kultivon prej disa vitesh.

Lajmi ka bërë xhiron e botës dhe për shumëkënd ende sot është diçka e pabesueshme, por ja që ky njeri është i preferuari i bletëve.