Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 11:51

Të gjitha ndërtesat e administratës në Trenton, në shtetin e Nju Xhersit, po përballen me një krizë të paprecedentë, atë të përfundimit të rezervave të letrës higjienike.

Këshilli i qytetit ka refuzuar që të akordojë një fond prej 42 mijë dollarësh për blerjen e letrës higjienike, pas një rritje të cilësuar si të paarsyetuar të kostove prej 4 mijë dollarë.

Letra higjienike, së bashku me produktet e tjera për pastrim, përdoret në godinat qeveritare të shtetit të Nju Xhersit apo në bashkinë e qytetit.

Një këshilltar, i pyetur nga një gazetë vendase, u shpreh se ekzistojnë dyshime të forta mbi mënyrën se si është përfituar tenderi dhe se nuk kanë ndërmend të japin aprovimin e tyre deri në qartësimin e të gjithë klauzolave të kontratës.

Deri në zgjidhjen e kësaj çështje, qytetarët duhet t’i marrin vetë masat për higjienën e tyre gjatë orarit të punës.