Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 12:35

Në Japoni një qen kishte ngecur në një shkurre, kurse ky rast nuk u ka ikur kalimtarëve, të cilët e kanë fotografuar këtë moment qesharak. Pas postimit në twitter është pëlqyer shumë nga masa.

Qeni i llojit Shiba Inu ishte ngjitur në një mur për të shikuar se çfarë po ndodhte në pjesën tjetër të rrugës, kur koka e tij kishte ngecur në shkurre, raporton Metro.

Përkundër që kishte ngecur, qeni dukej mjaft i lumtur në atë vend, transmeton Koha.net. Kjo foto është shpërndarë mbi 12 mijë herë në twitter, kurse pas marrjes së fotografive i kishin ndihmuar që të zbresë nga aty.

Këtë foto e ka postuar një përdorues japonez i twitterit, @yamamochi223, për të cilën kishte shkruar: “Ka ngecur!”.