Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 15:11

Ajo është pula që ka lindur pa pupla dhe gjithë jetën e saj ka mbetur e tillë.

Në një fermë, nga çelja e 2000 vezëve vetëm një zog ishte krejtësisth ndryshe krahasuar me të tjerët.

Ajo jo vetëm që lindi pa pupla, por ato nuk i dolën asnjëherë.

Sipas pronarit të saj Ha Mao Lao Yin kjo pulë e fermës së tij në Kinë është bërë aq e famshme dhe e dashur për shumë njerëz, saqë shumë njerëz shkojnë vetëm për t’i hedhur një sy dhe për t’u siguruar që ajo është mirë. Përveç kësaj kjo pulë mezi shton në peshë; ajo mezi peshon një kilogram, ndërkohë që shoqet e saja peshojnë 2-3 kilogram.

Problemin më të madh kjo pulë e ka me macen që e ndjek gjithandej. Me siguri maces i duket pulë e gatuar. (LajmeShqip.com)