Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 12:26

70 vjet më parë, një fermer ia preu kokën një pule, por ajo refuzoi të vdes. Edhe pse në këtë gjendje, pula mbijetoi 18 muaj e kështu edhe u bë e famshme.

Por si jetoi ajo kaq gjatë në këtë gjendje? Me dhjetë shtator të vitit 1945 Lloyd Olsen dhe gruaja e tij Clara ishin vrasës të zogjve, në fermën e tyre “Fruita” në Kolorado.

Olsen ua priste kokat ndërsa gruaja e tij i pastronte ato. Por njëra nga prej tyre nuk e pati fatin si të tjerat, shkruan BBC.

Nipi i tyre Troy Waters tha se pula vraponte dhe nuk ndalej asnjëherë. “ Është një histori interesante e familjes”, tha gruaja e Troy Waters, Christa.

Pula u bë shumë e famshme në të gjithë botën, për të cilën shkruan shumë gazeta nga më të ndryshmet. Kjo familje pati edhe oferta që të dërgojë pulën në ndonjë turne për shfaqje të veçanta.

Ata shkuan në Kaliforni dhe Arizona, dhe morën pulën e quajtur Mike në një turne në pjesën  jug-lindore në SHBA, kur Olsens i duhej të kthehej në fermën e tyre për të mbledhur të korrat.

Udhëtimet e zogut u dokumentuan me kujdes nga Clara. Pas turneut fillestar, Olsens mori pulën e pa kokë në Phoenix, Arizona, ku fatkeqësia goditi në pranverën e vitit 1947, transmeton lajmi.net.

“Ky është vendi ku ai vdiq – në Phoenix”, tha Waters.

Po si ndodhi që pula të jetojë kaq gjatë? Sipas mjekut Tom Smulders në Universitetin Newcastle prerja e kokës e ndanë trurin nga pjesa tjetër e trupit, por për një periudhë të shkurtër të qarqeve të palcës kurrizore ku ende ka mbetur oksigjen. Këto qarqe fillojnë spontanisht ku neuronet bëhen aktive, dhe këmbët fillojnë të lëvizin.

Zakonisht pula është shtrirë, kur kjo ndodhë, por në raste të rralla, neuronet do të ndezin një program motorik të lëvizjes.

“Pula me të vërtetë do të kishte një jetëgjatësi për një kohë të shkurtër”, thotë Smulders. “Por jo për 18 muaj,  15 minuta apo më shumë”, tha ai