Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 14:22

Në total proporcioni mes meshkujve dhe femrave në botë nuk ka edhe ndonjë dallim shumë të madh, më saktësisht paraqitur në numra sipas të dhënave nga organizata e Kombeve t Bashkuara, në botë janë 108 meshkuj në 100 femra.

Por, sido që të jetë kur të dhënat shihen ndaras për secilin shtet, ka dallime shumë të mëdha në proporcionin meshkuj – femra, në një hartë të krijuar nga ‘Pew Research Center’. Martinika (shtet në Afrikë) udhëheqë në listën e vendeve ku ka më shumë femra se sa meshkuj: atje ka 84 meshkuj në 100 femra, gjithashtu edhe në vendet e ish BRSS si Rusia, Letonia dhe Lituania janë vendet ku ka më shumë femra se meshkuj.

Në anën tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe i prijnë listës së vendeve ku ka më shumë meshkuj se sa femra atje janë 274 meshkuj në 100 femra, vende të tjera të cilat vijnë pas Emirateve janë shtete nga Afrika Veriore, Lindja e Mesme, India dhe Kina.