Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 09:56

Harare – Një burri nga Zimbabve i kanë rënë të fikët kur në hotelin në të cilin priste një prostitutë është paraqitur vajza e tij, publikoi  portali newzimbabwe.com.

Në këtë mënyrë është zbuluar sekreti i vajzës 20-vjeçare dhe babait të saj Titus Nkube.

“Më vjen shumë keq për atë që bëra. Bisedova me bashkëshorten  dhe vajzën time dhe u kërkova falje  për gjithçka. E dua prapë familjen time. Nuk e akuzoj vajzën time për atë çfarë ka bërë sepse e di shumë mirë që arsyeja që ka nisur këtë punë është për shkak të gjëndjes së rënduar ekonomike të familjes. Tani ajo nuk merret më me atë profesion dhe është kthyer në shkollë,” ka thënë Titus.

Rozmari dhe Titus kanë filluar të ndjekin seanca për këshilla martesore, dhe duket se kjo mund të jetë shpresa e vetme për Titusin, pasi gruaja e tij po të mos kishte qenë për shkak të fëmijëve do të ishte shkurorëzuar nga ai prej vitesh.