Fotoja pjesëtarit të Policisë së Serbisë në Preshevë i cili shihet teksa mban në dorë një fëmijë sirian, po bën xhiro në mediat botërore dhe rrjetet sociale.
Ndonëse mjetet e informimit në Serbi kanë propaganduar se pjesëtari i forcave të sigurisë është me nacionalitet serb, po del krejtësisht ndryshe. Ai është shqiptari nga Presheva, Rexhep Arifi, i cili poashtu është rritur jetim.
Gazeta beogradase “Telegraf.rs” në një shkrim e përshkruan policinë e shtetit të saj si humaniste, duke iu referuar policit shqiptar. “Kjo foto është provë e mëtejshme se populli serb brengoset për refugjatët të cilët po bredhin në rrugën për një jetë më të mirë”, shkruan ky medium.