Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 16:15

New York – Një pilot shkaktoi një panik të vërtetë në aeroplanin që ishte duke e drejtuar për në Nju-Jork, pasi mbeti për disa minuta në tualet, pa asnjë njeri në  kontrollin e aeroplanit.

Lajmi i raportuar nga mediat amerikane ndodhi në një udhëtim të shkurtër, në bordin e një aeroplani të vogël, të drejtuar nga një pilot i vetëm.

Në mesin e fluturimit, pasi ndjeu një nevojë biologjike, piloti vendosi aeroplanin në sistemin e drejtimit automatik, për t’u larguar për fare pak kohë. Megjithatë, pasi përfundoi punë në tualetin e ndodhur në fundin e avionit, piloti nuk arrinte dot të hapte derën, e cila u bllokua.

Si rrjedhojë, ai u detyrua të kërkonte ndihmën e pasagjerëve, të terrorizuar nga fakti që piloti i tyre kishte mbetur i mbyllur brenda tualetit. Kulla e kontrollit, duke parë se piloti po dilte jashtë kursit, vendosi nën alarm avionët luftarakë.

Megjithatë, për fat të mirë, incidenti u zgjidh pas pak minutash, me pasagjerët që arritën të shpërthenin derën dhe të lironin pilotin e bllokuar.