Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 15:45

Një grua nga New York’u, e cila peshon 400 kilogramë, ka dalë nga shtëpia e saj nëpërmjet dritares me një vinç, pasi atë nuk e zuri dera. Marie Bowman, 70 vjeçe, nga spitali ku u shtrua tha se do të bëjë çdo gjë vetëm që të bjerë në peshë.

Në momentin kur Bowman u sëmur, vendosi që të shkonte në spital. Aty ajo vuri re se nuk mund të kalonte nga dera e shtëpisë së saj, pasi ishte shumë e gjerë. Më pas, 70-vjeçarja ka telefonuar 991 dhe punonjësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj me anë të një vinçi nga dritarja.

“Pesha ime është e frikshme, ju nuk mund ta imagjinoni se si është të mos jeni në gjendje të kaloni më nëpër derën tuaj”, tha ajo. “Kjo është jeta ime, nuk është një shfaqje. Unë dua të jetoj dhe jam në spital sepse dua të jetoj”, është shprehur Marie Bowman.

Marie tani shpreson se ajo mund të humbë peshë pas kujdesit dhe trajtimit për të cilin ajo ka nevojë.