Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 11:57

Në aeroportin Larnaca të Qipros, qe 15 muaj një nënë me vajzën e saj po jetojnë në parkingun e aeroportit.

Gratë që kanë shtetësi gjermane, janë parë prej kohësh nga stafi i aeroportit, teksa rregullisht përdornin tualetin e aeroportit.

Ato kishin ateruar në Nikozi, nga Izraeli, duke mos dashur të vazhdojnë për në Gjermani.

Nuk bëhen të ditura arsyet pse ato kanë vendosur të jetojnë si të pastreha, në aeroportin e kryeqytetit të këtij ishulli.

Sipas Cyprus Weekly, ato e kanë refuzuar ndihmën e Ambasadës gjermane që t’i kthejë në vendin e origjinës.