Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 15:23

Josip Broz Tito dukej gjithmonë i afërt dhe i buzëqeshur kur ishte pranë miqve apo kamerave televizive, por kurrë nuk kishte folur për gruan e tij të parë – Pelagia Bjellousova.

Rrethi i ngushtë i njerëzve të Titos e kanë ditur qysh para Luftës së Dytë Botërore se nuk e sjellshme të pyetet diçka rreth Pelagias, pasi që ajo dashuri ishte shuar shumë kohë më parë dhe kishte pasur një përfundim të dhimbshëm, shkruan e përditshmja kroate “Dnevnik”.

E gjitha ndodhi në vitin 1920 pas një martese në Siberi. Pas pesë viteve e gjysmë që i kaloi si rob lufte i ushtrisë së shpërbërë austro-hungareze në Rusi dhe Siberi, Josip Broz u kthye në nëntor të vitit 1920 në Mbretërinë e sapokrijuar të SHS. Së bashku me të kishte arritur edhe gruaja e tij e re, rusja Pelagia Bjelousova, e cila ishte në fazën e avancuar të shtatzënisë. Ajo kishte lindur fëmijën e tyre në shtëpinë e babait të Titos, Franjo

Josip Broz u punësua në punëtorinë bravapunuese të Filip Baumit në Zagreb në rrugën Petrinjska 3, dhe iu bashkua partisë komuniste të Jugosllavisë, e cila në atë kohë ishte në ngritje. Në vitin 1921 ndërroi punën dhe filloi të punonte në mullirin e Samuel Polakut në Trininë e Madhe, një fshat pranë Bjellovarit. Aty së bashku me gruan e tij jetuan për katër vite e gjysmë.

Që nga ajo kohë rreth jetës bashkëshortore të çiftit shumë pak dihet, por duket se kanë jetuar në harmoni. Josipi gjithmonë e kishte quajtur Pelagien “Poljka”. Në nëntor të viti 1922, ata sollën në jetë djalin e tyre Hinko i cili vdes pas tetë ditëve nga dizenteria, kurse në qershor të vitit 1923, u vdes nga edhe vajza 18-muajshe Zllatica e cila vuante nga difteria, që ishte e preferuara e Josipit. Në shkurt të vitit 1924, ata sollën në jetë edhe djalin Zharko, që ishte një fëmijë i shëndetshëm dhe që në njëfarë mënyre ishte ngushëllimi i tyre.

 Çifti Kopiniç, ndryshe të njohur si bashkëpunëtorë të Titos, në vitin 1941 sollën në jetë fëmijën e parë, ku nëna e re Stella i ishte ankuar Titos se nuk dinë të kujdeset për të porsalindurin. Por ai i ishte përgjigjur duke i thënë, “Mos u shqetëso për asgjë. As Pelagia ime asgjë nuk ka ditur, por unë e kam parë nënën time duke i bërë këto punë me vëllezërit dhe motrat e mia, kështu që Zharkon kur ishte fëmijë e kam pastruar, ndërruar rrobat dhe e kam ushqyer”.

Në fillim të vitit 1924, Broz u zgjodh në komitetin e sapokrijuar të partisë komuniste të qarkut Krizhevaq-Bjellovar, gjë që kjo i dha njëfarë shtytje dhe ia rriti ambiciet për të qenë organizator dhe drejtues. Në atë kohë ai fillon të ndryshojë nga një njeri i qetë familjar në një aktivist të partisë, ku familja ishte në rend të dytë.

Në kohën e tij të lirë, Broz vraponte pas takimeve në rrethinat e afërta dhe të largëta. Mbante marrëdhënie të fshehta me udhëheqjen krahinore të PK-së në Zagreb. Ndërsa në varrimin e mikut të partisë nga Bjellovari mbajti një fjalim, për të cilin i kalon tetë ditë në burg. Ndërsa në banesën e tij policia kontrollonte gjithçka madje edhe librat të cilat i mbante në dollap, të cilat pas disa ditëve ia kthyen.

 

Në janar të vitit 1935, komiteti qendror i partisë komuniste vendosi ta dërgojë në sekretariat ballkanik, të punonte si referent rreth çështjeve të partisë komuniste. Tito shpresonte që kjo do të ishte mundësia më e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet me gruan e tij. Dhe për tre muaj kishte pritur një mesazh të cilin kurrë nuk e morri.

Zhgënjimi më i madh për të ishte kur kuptoi se Pelagia nuk ishte një nënë e përkushtuar ndaj fëmijës. Incidentet dhe sjelljet e pahijshme të Zharkos, të vendosur në një shtëpi korrektuese për fëmijët e zyrtarëve të huaj, kanë qenë një prej shkaqeve për shqetësim. Djali i tyre kishte një rini disi të trazuar dhe jetonte në skaje të ligjit. Si ushtar i ushtrisë së kuqe, luftoi kundër gjermanëve ku humbi njërën dorë.

Në fund të vitit 1945, Tito arriti ta rikthej në shtëpi, por Zharko vazhdoi të bënte një jetë të egër në Beograd ku edhe u martua tri herë. Ndërkaq, pas shkurorëzimit nga Josip Broz, Pelagia Bjellousova u martua me një rus me të cilin solli në jetë dy fëmijë.