Lajme Shqip Friday, 04 May 2012 08:40

Një mace për t’u kujdesur, për çdo dy të burgosur. Kjo është iniciativa e lançuar nga një burg i sigurisë së ulët në Uashington.

Të burgosurit që do t’i bashkohen projektit do të shkojnë nga qelitë e teke në ato për dy persona dhe secili çift do të kujdeset për një mace.

Propozimi ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka mbledhur tashmë mbi 100 kërkesa për pjesëmarrje.

Një psikologe e burgjeve, Monique Contreras shpjegon se në këtë mënyrë të burgosurit do të mësojnë punën në grup dhe ndarjen e përgjegjësive në një vend ku zakonisht secili mendon për veten e tij.

Aktualisht dy çifte të burgosurish janë duke u kujdesur për macet Clementina dhe Princesh Natalie, që kanë një karakter të keq. Ata ishin çuar në jetimoret e kafshëve nga lodhjet e pronarëve prej gërvishtjeve e pabindjes së tyre.