Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 11:53

Kur Margareta Winberg ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në një darkë zyrtare nga ana e ministrit suedez të Mjedisit, Lena Ex, nuk mundi t’i besonte syve dhe natyrisht që nuk e la t’i shpëtonte kjo mundësi për të marrë pjesë.

Por për fat të keq, në realitet destinacioni i letrës ishte për një tjetër Margareta Winberg, ish-ministren e Bujqësisë. Letra e postuar ka shkuar në adresën e gabuar dhe këtë incident vetë Ex e ka cilësuar si ‘shumë zbavitëse’.

Winberg është një pensioniste 67-vjeçare që jeton në Sundbyberg, komunë e zonës metropolitane të Stokholmit. Ajo tha për gazetat suedeze se edhe pse nuk ishte eksperte në fushën e mjedisit, nuk nguroi të merrte pjesë në darkë.

E veshur me pantallona të zeza dhe këmishë, gruaja është paraqitur në darkë dhe është takuar me mjaft personalitete, madje dhe me përfaqësues të OKB-së, të cilët i kishte parë vetëm në televizion duke marrë pjesë edhe në fotografinë e grupit.