Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 10:00

I përjashtuar nga radhët e klerikëve për shkak se ishte homoseksual, një pastor evangjelist brazilian ka vendosur të themelojë një kishë për besimtarët homoseksualë.

Kisha do të inaugurohet të shtunën e ardhshme në Porto Alegro, në Rio Grande do Sul.

Themelues është pastori Anderson Zambom, i cili ka vendosur ta quajë “Qyteti i strehëzës”.

Ai ka thënë se qëllimi i kishës do të jetë përhapja e mesazheve fetare për të gjithë besimtarët, pavarësisht prirjeve seksuale të tyre.