Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 11:40

Duke vënë buzët mbi xhamin që i ndante, ky djalosh mori më shumë nga çfarë priste: një orangotang gjigant gjithashtu u përpoq që ta puthte.

Kjo është një fotografi e shkrepur në kopshtin zoologjik në Moskë, kur kjo femër orangotangu u përpoq të imitonte mimikën e fëmijës.

Të pranishmit që ishin aty janë shprehur se ajo çfarë ndodhi ishte diçka e mrekullueshme. Madje fëmija i vogël nuk u frikësua aspak nga afrimi i orangotangut, pavarësisht se hapësirat e tyre ndaheshin nga një shtresë xhami i sigurt.

Kopshti zoologjik i Moskës mban më shumë se 6000 kafshë që përfaqësojnë 1000 specie të ndryshme. (LajmeShqip.com)