Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 09:30

Restoranti “Cullen” në Teksas ishte në mesin e shumë lokale në mbarë botën që me rastin e 100-vjetorit të tragjedisë së Titanic ka krijuar një menu speciale.

Restoranti i sugjeroi klientëve të tij darken e fundit që u shërbye në gjigandin e detit para se ai të përplasej me një ajsberg.

Atë mbrëmje në këtë restorant, në një shifër prej 12 mijë dollarësh për person, mes të tjerave u servirën dy lloje supërash: një me selino, majdanoz, dhe një tjetër me bazë salmoni; të gjitha këto të ndjekura me rosto me salcë molle dhe bizele, karrota e patate, djath Teksasi dhe pëllumb të pjekur. Kjo menu është ofruar me verërat më të mira, natyrisht duke patur parasysh edhe shumën e paguar.