Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 13:45

Për dhjetë ditë me radhë, janë parë të kalojnë kohën së bashku një ujk dhe një ari.

Ngjarja e cila është kapur nga fotografi Lassi Rautiainen, në Susan Brookes e Staffan Widstrand në veri të Finlandës, cilësohet si e pazakontë.

Të dyja kafshët siç edhe shihet në fotografi, ndajnë çdo gjë me njëri – tjetrin, duke ndarë edhe ushqimin.

“Askush nuk mund ta dijë me saktësi se përse ujku dhe ariu janë bërë miq, por mendoj se ata kanë gjetur njëri-tjetrin kur kanë qenë të vegjël. Meqë është e vështirë që të jetohet vetëm, ata janë ndjerë të sigurt mes tyre”, citohet të ketë thënë Lassi Rautiainen. /kp/