Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 10:42

Amsterdam – Një holandez para dy vitesh i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në ije dhe si është përmendur mbas anestezisë nuk ka pushuar së qeshuri.

Edhe pse mbas operimit ka kaluar edhe momente hidhërimi në familjen e tij, gruaja e tij nuk është aspak e kënaqur me sjelljen gazmore të burrit.

Huug Bosse i cili në vitin 2010 iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, që prej atëhere nuk ka pushuar kurrë së qeshuri. I vetmi moment prekës dhe që e përlot atë, është momenti i dëgjimit të himnit danez.

“Kur flasim për diçka, ai vetëm qeshet. Kjo ndonjëherë është vërtet irrituese”, ka deklaruar gruaja e tij.

Dhe qeshja e tij konstate duket se nuk pengon vetëm atë, por edhe vajzën dhe vëllanë e tij, të cilët tashmë i vizitojnë shumë rrallë.

Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos qeshur, ai e ka të pamundur të mos qeshë.
Një neurolog ka shpjeguar se simptomat janë tipare klasike të pseudodublar, që është një çrregullim neurologjik i cili shkakton shpërthime të papërshtatshme emocionale. (LajmeShqip.com)