Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 15:19

New York – Një shtetas amerikan i quajtur Wayne Sabaj, në kopshtin e tij gjeti të fshehur 100 mijë euro, të cilat i dorëzoi në polici pa e menduar dy herë.

Megjithëse ishte i papunë dhe jetonte në buzë të varfërisë, ai nuk i mbajti paratë për vete, duke treguar natyrën e tij të ndershme, pavarësisht se u bë shënjestër për përqeshje nga shumë njerëz.

“Megjithëse jam i papunë dhe kam shumë borxhe për të shlyer, nuk m’u duk e drejtë t’i mbaja paratë,” i ka thënë ai gazetarëve. “Po t’i kisha mbajtur, përveçse që do të kisha shlyer borxhet, do të kisha shkuar tek dentisti pasi jam gati pa dhëmbë dhe ato që më kanë mbetur më dhëmbin!”

Ky lajm i cili bëri bujë kohëve të fundit në mediat mbarë botërore, ra në vesh edhe të një dentisti, që kujdesej përgjithësisht për dhëmbët e VIP-ave. Tregimi i Wayne e preku aq shumë, sa vendosi që ta shpërblejë për ndershmërinë e treguar.

“Ajo çfarë ka bërë ai është vërtetë diçka e bukur. Ndershmëria në shoqërinë e sotme është diçka e rrallë,” tha stomatologu i cili tashmë po i kuron Wayne-it dhëmbët e prishur dhe zëvendësuar ato të rënit me të rinj.

Por, nuk përfundon me kaq! Për të ndershim Wayne ka dalë një lajm edhe më i mirë. Në qoftë se deri në fund të vitit të ardhshëm nuk paraqitet askush që mund të dëshmojë se paratë e fshehura kanë qenë të tyre, atëherë gjetësi i tyre, pra Wayne do të bëhet pronari i tyre, njofton zyra e policisë. (LajmeShqip.com)