Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 14:24

Gjykata Themelore në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji dados, e cila e tronditi Maqedoninë.

Ajo në një video të publikuar, shihet se si e maltreton një foshnje 9-muajshe. Ajo në gjuhën maqedonase e mallkon e i bërtet bebes. Gruaja është kujdesur 5 muaj për foshnjën.

Prindërit filluan të dyshojnë kur në trupin e foshnjës panë mavijosje. Pas kësaj, babai i foshnjës ka vendosur kamerë në shtëpi, në të cilën dado shihet duke e keqtrajtuar fëmijën pa asnjë arsye.

Videon në rrjetet sociale e ka publikuar tezja e foshnjës. Për këtë vepër parashihet dënimi me burg prej 1 deri në 10 vjet, përcjell Arta TV. Avokati i dados ka thënë se gjykata nuk duhet t’i marrë si bazë regjistrimet, ngase ato janë bërë në mënyrë të paautorizuar.