Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 20:45

Të konsiderosh një gorillë si fëmijën tënd është e tepërt, por Pierre Thivillon nuk mendon kështu.

Ai është një zoologjist francez, pronar i kopështit zoologjik Saint-Martin la-Plaine në afërsi të Lyonit.

Ai me gruan e tij Elaine kanë ‘birësuar’ një gorillë të braktisur nga nëna e tij dhe e trajtojnë sikur të ishte fëmija i tyre. Ajo quhet Digit.

Në fotografitë e mrekullueshme shfaqet me ‘prindërit’ e saj dhe njërin prej tyre duke e puthur në buzë. Ajo duket qartë që ndihet rehat me praninë e tyre dhe pavarësisht përmasave të saj dhe fuqisë së saj, ata duket që nuk e kanë aspak frikë.

Digit ka lindur në 1998 por nëna e tij nuk ka ditur ta ushqejë prandaj ajo është kaluar nën kujdestarinë e ‘prindërve’ të rinj. (LajmeShqip.com)