Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 09:27

Një asteroid është duke u afruar afër tokës me nxitim, dhe parashihet që të godasë tokën, në mes të datës 15 dhe 28 shtator.

Kometa thuhet se është e gjerë rreth 4 kilometra, dhe se është drejtuar nga Puerto Rico, ku do të shkaktonte tërmete dhe cunami shkatërrues në të gjithë tokën.

Këto pretendime “për të shkatërruar tokën”, janë duke fituar një vëmendje të madhe në internet, nga dhjetëra teoricienë konspirativë, si “profetët” e vetëshpallur Rev Efrain Rodriguez dhe Lyn Leahz.

Këta njerëz thonë se janë duke e shikuar këtë komet prej vitesh, por nuk i kanë treguar askujt, për të shmangur panikun e njerëzve.

Kjo është bërë gjithashtu edhe për t’i dhënë kohë të pasurve dhe të famshmëve, që të përgatiten për largimin e tyre, transmeton koha.net.

Këto thashetheme janë bërë aq të mëdha, sa që edhe NASA është detyruar që të ndërhyjë.

Një zëdhënës i NASA tha se “NASA nuk sheh e as nuk di, për asnjë asteroid apo kometë, që aktualisht është duke ju afruar tokës, kështu që probabiliteti i një përplasjeje të tillë është mjaft i vogël”.

“Në fakt, ne mund të themi se nuk ka asnjë objekt të përmasave të madha, që pritet të godas tokën edhe për qindra vite të ardhshme” shtoi ai.