Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 11:19

Rezultatet e një raporti të Agjencisë Hapësinore (NASA) të SHBA-së, kanë treguar se në planetin e Tokës, në periudhën e ardhshme pritet rritje e nivelit të detit.

Hulumtimi NASA-s ka tejkaluar raportin e Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike në vitin 2013, i cili parashikonte rritje të nivelit të detit nga 30 deri në 90 centimetra.

Steven Nerem nga Universiteti i Kolorados, konsideron se niveli i detit do të rritet të paktën me 90 centimetra. Ai vuri në dukje se kufiri i dikurshëm i parashikuar me 90 centimetra tashmë paraqet ndryshimin më të vogël të mundshëm.

Vetëm lajmi me të dhënat e reja të ekspertëve të NASA-s vë në pikëpyetje të ardhmen e më shumë 150 milionë njerëzve, që jetojnë në brigjet e oqeaneve.

Përveç kësaj, edhe njerëzit që nuk jetojnë në afërsi të brigjeve, do të ndjejnë efektet e produkteve që rriten apo prodhohen vetëm në brigje.