Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 16:00

Basel – Pas prishjes së ngrohjes në makinën e tij Volvo, zvicerani Pascal Prokop ndërmori një aksion drastik për t’i bërë ballë dimrit të ftohtë në Zvicër dhe instaloi një stufë me dru në pjesën e përparme të makinës së tij.

Në një kohën kur Evropa është gjunjëzuar nga i ftohti i madh, motoristët janë këshilluar të ndërmarrin masa shtesë gjatë udhëtimeve të tyre.

Pascal drejton një ‘Volvo 240’ të vitit 1990, një model që zakonisht shihet në rrugë me ndonjë qen labrador të zi ose këpucë futbolli me baltë në pjesën e prapme të makinës, por në makinën e Pascalit ju do të gjeni një stufë me dru në gjendje të rregullt.

Pascali, i cili jeton në Cyrih, hoqi ulësen e përparme dhe vendosi stufën e metaltë, të cilës më pas ia shtoi edhe një oxhak për ta nxjerrë tymin jashtë. Zyrtarët zviceranë nuk kanë patur asgjë kundër këtij modifikimi ndërkohë që i kanë dhënë lejen nga autoriteti i inspektimit teknik.