Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 16:35

Nëna lë beben që të vdesë, vetëm që të bëjë seks me njeriun që vetëm sa e kishte takuar në autobus.

Gruaja e pa shpirt, kishte lënë beben e saj që të vdes, e vetë ishte një kat më lartë duke bërë seks e duke pirë alkool me një njeri që vetëm sa e kishte takuar në autobus, ka arritur ti shmanget burgut.

Yvonne Adkins 32 vjeçe, ka lënë beben e saj tremujorëshe Chantelle, vetëm në katin e poshtëm 9 orë, përderisa ajo ishte vetëm një kat më lart, duke bërë seks me një mashkull që vetëm sa e kishte takuar, transmeton koha.net.

Gjykata kanë dëgjuar rrëfimin e gruas, e cila thotë se ajo ishte duke pirë whisky me të dashurin e ri të saj, i njohur vetëm si Peter, përderisa vajza e saj ishte në katin e poshtëm duke qarë.

Ajo u zgjua të nesërmen në mëngjes, ku gjeti vajzën e saj të vdekur në karrigen lëkundëse në dhomën e pritjes.

Nëna e pashpirt u deklaruar fajtore për këtë mizori, dje para gjykatës. Por ajo u kursye nga burgu, pasi u dënua vetëm me 2 vite me kusht dhe 18 muaj mbikëqyrje.