Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 15:20

Majami – Transeksuali Oneal Ron Morris, i cili vetes ia vendosi “silikonin” nga betoni dhe ngjitësi, është arrestuar në Florida me dyshimin se me metodat e tij të implantimit të silikonit ka rrezikuar të paktën jetën e një personi.

Tridhjetë vjeçari, për të cilin policia thotë se është burrë ndërsa duket si grua, është arrestuar të premten në Florida. Policia e Miamit njoftoi se Morris ka biseduar edhe me një amerikane tjetër e cila pritej t’i nënshtrohej të njëjtës proçedurë të implantimit të silikoneve.

“Jemi pajtuar rreth çmimit i cili ishte 700 dollarë për shërbimet kozmetike. Por në vend të kozmetikës, viktima e Morrisit fitonte silikon nga ngjitësi, vaji mineral dhe betoni”, deklaroi një polic nga Miami.

Pasi Morrisi vendosi edhe përbërësit e tjerë, viktima filloi të ndjejë dhembjet e para dhe u detyrua të shtrohej në spital. Morris deri tani është arrestuar disa herë për ushtrimin ilegal të profesionit të mjekut dhe për rrezikimin e jetës së njerëzve.