Lajme Shqip Sunday, 23 August 2015 09:32

Një super jaht është fundosur në afërsi të bregut Mykonos të Greqisë, pasi kishte goditur një pengesë në det.

Sipas raporteve nga Metro, kanë arritur të shpëtojnë katër personat që në ato çaste ishin prezentë në bord, e gjithashtu janë marrë masat për parandalimin e rrjedhjes së karburantit në det, transmeton Koha.net.

Pronarët e këtij jahti me vlerë prej 10 milionë euro, i quajtur “Aloha” vazhdojnë të jenë të lënduar nga ky rast. Kurse në këtë jaht valonte një flamur amerikan.

Kjo përmbytje ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik. Jahti kishte arritur të përmbytej në një thellësi prej 32 metrave.