Lajme Shqip Saturday, 17 March 2012 10:30

Gjermani – Në lagjen Neukölln të Berlinit ekziston një restorant, ku ushqimet e shërbyera janë po ato që përgatisnin paraardhësit tanë. Domethënë, kuzhina e atjeshme është ajo e përdorur në kohën Paleolitike dhe çdo detaj i lokalit është i studiuar për të kujtuar Epokën e Gurit dhe stilin e jetës së njerëzve primitivë. Menuja ofron ushqime me bazë frutash, perimesh, mishi, peshku, vezësh, arrash e farash. Të gjitha të patransformuara dhe pa skuqje të veçanta.

Pronari i restorantit Boris Leite-Poco, thekson sesi ajo që mund të gjendet në lokalin e tij përfaqëson një dietë me vlerë të lartë energjetike, duke favorizuar rritjen e masës muskulore dhe shton dëshirën seksuale.

“Shumë njerëz mendojnë se dieta paleolitike është vetëm një modë, por në fakt po rezulton një fenomen i përhapur në të gjithë botën. Mbase kjo dietë është më e përhapur në SHBA, për shkak të njerëzve të shumtë që vuajnë nga obesiteti i shkaktuar nga ushqimet fast-food, por edhe Evropa Perëndimore ka filluar ta preferojë – shpjegon Boris .

Faktikisht, kjo lloj diete është duke u përhapur edhe në Britaninë e Madhe, teksa përdoruesi më i famshëm i kësaj kuzhine është këngëtari “pop” uellsian, Tom Jones.