Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 10:27

Daniel Eve, njё djalё nga Anglia ishte njё fёmijё i adoptuar prej mё shumё se 20 vitesh, por falё FaceBookut ai hyri nё kontakt me nёnёn e tij biologjike.

Sot ai ёshtё 22-vjeç dhe thotё: “Gjithmonё kam menduar qё FaceBook ishte njё mёnyrё e mirё pёr tё gjetur shoqёrinё e vjetёr tё shkollёs dhe tё argёtoheshe. Por, ai mё bashkoi mua me njё njeri qё unё mendoja se e kisha humbur pёrgjithnjё – nёnёn time biologjike.”

Megjithёse Daniel e dinte qё ishte fёmijё i adoptuar, ai gjithmonё mendonte qё mund ta gjente njё ditё familjen e tij tё vёrtetё. Gjatё njё vizite tё tij nё spital pёr shkak tё njё plage tё vogёl, nё mёnyrё mjaft tё rastёsishme ai ka rёnё nё kontakt me infermieren qё kishte asistuar nё lindjen e tij.

“Ajo mё njohu nga mbiemri im i adoptimit. Nё kohёn e lindjes time ajo kishte qenё praktikante dhe kur mua mё kanё birёsuar ajo mё ka fiksuar pasi kishte qenё birёsimi i parё qё kishte asistuar”, ka thёnё Daniel. “Ajo mё tregoi qё mamaja ime kishte dashur tё mё mbante, por kushtet e saja nё moshёn 18-vjeçare ishin tё papёrshtatshme pёr t’u kujdesur siç duhet pёr mua.”

Infermierja i pati treguar Danielit spitalin ku kishte lindur dhe ka mjaftuar kjo qё ai tё kёrkojё tё dhёnat e tjera tё çertifikatёs sё tij tё parё. Nёpёrmjet asaj çertifikate ai mori tё gjitha tё dhёnat mbi personin qё e kishte sjellё nё jetё. Kёtё emёr ai e kёrkoi nё FaceBook dhe nёn kёtё emёr rezultoi vetёm njё person.

“Pa e menduar fare se çfarё do t’i thoja, klikova mbi profilin e saj dhe i shkruajta njё mesazh. Mё kujtohet qё i shkruajta diçka tё tillё: “Mё vjen keq pёr mёnyrёn se si po ju komunikoj, por unё mendoj se ju jeni nёna ime. Po pyesja veten nёse tё kujtohem unё, apo jo?”. Dhe pas tre ditёsh mora njё mesazh prej saj. Kur lexova fjalёt ”Djali im i shtrenjtё” fillova tё qaj.”

Nёna e tij 40-vjeçare Kathryn Gaunt, tashmё e martuar dhe me tre fёmijё kishte ёndёrruar qё tё takonte njё ditё foshnjёn e saj tё braktisur. Ata u takuan menjёherё ditёn e nesёrme, pas mesazhit. Daniel u prezantua me familjen e tij dhe vёllain e tij Adam 24-vjeçar.

Nёna e tij Kathryn ka thёnё: “Daniel dhe Adam ngjasojnё shumё me njёri-tjetrin. Falё FaceBookut unё gjeta sёrish vogёlushin tim.” (LajmeShqip.com)