Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 12:25

Londër – Burra dhe gra zemërthyer nga e gjithë bota janë mbledhur për të ekspozuar kujtimet e dashurive të tyre të dështuara në një muze të përbashkët.

Ata kanë dhuruar me qindra objekte personale që simbolizojnë ndarjen nga një histori e rëndësishme e jetës së tyre. Objekte të dhuruara si për shembull, një statujë xhuxhi, kukull Hitleri dhe deri shishe të mbushur me lot.

Kjo ekspozitë u organizua nga artistët kroat Olinka Vistica dhe Drazen Grubisic. Pesë vite pas ndarjes së tyre  ata filluan të mblidhnin më shumë se 800 suvenirë nëpër botë.

Kjo ekspozitë përfshin edhe mesazhe të postuara, që shpjegojnë historinë apo kuptimin e objektit.

Ky muze i hapur në Londër do të mbaj dyert e hapura për vizitorët deri më 4 shtator.

Shikojini vetë disa nga relikat më të pazakonta me mesazhet përkatëse. (LajmeShqip.com)


“Ai erdhi me një makinë të re, gjithë arrogancë dhe aspak dashamirës. Në atë moment statuja e xhuxhit u shkul nga toka. Prishja e tij simbolizoi fundin e dashurisë.” Ljubljanë, Slloveni.


“I dashuri im më bënte shpesh kukulla të tilla. Por asnjëra prej tyre nuk ishte prej ari, por prej kallait.” Buenos Aires, Argjentinë.

“Ajo nuk ma shpjegoi asnjëherë pse ma dha këtë, por gjithnjë më thoshte se ndihej ‘e vogël’ pranë meje.” Manila, Philippines.

“Kjo mban lotët e mi. I mblodha këto mbas ndarjes sonë. Kisha për qëllim që t’ia dërgoja me postë si shenjë e dhimbjes sime të thellë.” Berlin, Gjermani.

“Kjo ishte një dhuratë nga i ish i dashuri im. Më vjen keq që një arush kaq i pafajshëm të shndërrohet në një objekt aq të urryer. Jam e lumtur që ai më braktisi.” Angli

“Ai bleu këtë ilaç për të ndaluar gërrhitjen. Mua nuk më zinte gjumi nga gërrhitjet e tij, ndërsa tani nuk më zë gjumi nga dhimbja.” Stamboll, Turqi.

“Për atë ishin shumë të vogla… por mua s’më bëhej vonë fare!” Zagreb, Kroaci.

 


“Në spital takova një infermiere të bukur. Kur ajo më ndihmoi të merrja çfarë më nevojitej për protezën time, atëhere lindi dhe dashuria. Por proteza zgjati më shumë se dashuria jonë.” Zagreb, Kroaci.

 


“Sa herë që ne takoheshim ja shkulnim nga një këmbë këtij shumëkëmbëshi. Kur ai pothuajse ngeli pa këmbë, ne nuk mundëm dot që t’ia riqepnim.” Sarajevë, Bosnje.

 

“Të dua. Çfarë gënjeshtre! Kështu gënjehesh kur je e re dhe nuk e kupton që i dashuri jot po del me ty vetëm që të të çojë në krevat!” Zagreb, Kroaci. (LajmeShqip.com)