Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 14:58

Një çift kalifornian nuk e kishte menduar asnjëherë që do të bëhej aq i famshëm nga fotot artistike të dasmës së tij.

Në fakt, Juliana Park dhe Benjamin Lee e kanë festuar martesën e tyre në një mënyrë vërtetë të frikshme!

Pas celebrimit të tyre ata kishin ideuar që një mumje t’i sulmonte gjatë një pikniku, në një ambjent piktoresk në natyrë. Dhe ndërprerja e piknikut nga një mumje, ka bërë që brenda 1 jave të publikimit të tyre në internet, këto foto të bëhen super të shikueshme dhe çifti të marrë lavde për idenë e tyre unike për manifestimin e këtij eventi. (LajmeShqip.com)