Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 17:57

Ajo është aktorja adoleshente Lucy Hussey-Bergonzi, 13-vjeçare, së cilës i shpërtheu hemoragji cerebrale disa ditë pasi kishte mbaruar filmimet në “Harry Potter and the Half-Blood Prince”.

Rasti i Lucyt që doktorët besonin se ajo do të vdiste, është shndërruar në një ngjarje që është quajtur ‘mrekulli’.

Prej ditësh të tëra Lucy u mbajt në jetë nga makineritë deri sa doktorët i thanë prindërve të saj se vajza nuk kishte shpëtim. Gjëndja e saj e komës ishte e parikthyeshme shkencërisht.

E shtruar në Spitalin Great Ormond që më 15 shkurt të 2009, Lucy ju nënshtrua dy operimeve të ndryshme gjatë gjëndjes së saj në komë dhe gjëndja e saj nuk pati asnjë përmirësim.

Prindërit e saj të bindur tashmë nga doktorët që jeta e vajzës së tyre nuk do të kishte më shpëtim edhe nëse mbahej gjallë me aparaturat përkatëse, vendosën që vajzën ta pagëzonin përpara se t’ia hiqnin aparaturat që e mbanin gjallë. Si një familje me besim katolik, ata donin që vajzën e tyre ta përcillnin në jetën e përtejme të pagëzuar. Dhe pikërisht atëhere ka ndodhur edhe mrekullia!

Ndërkohë që familjarët e saj ishin mbledhur përreth saj dhe po luteshin, prifti po kryente ritin fetar duke pagëzuar vajzën me ujin e bekur në ball. Teksa uji rridhte në lëkurën e saj vajza ka lëvizur dorën duke e ngritur lart dhe shokuar të gjithë të pranishmit.

Brënda 24 orëve që nga pagëzimi i saj, Lucyt ju hoqën aparaturat ndihmëse pasi vajza ishte në gjëndje të mrekullueshme për të kryer frymëmarrjen vetë.

Megjithëse infermierë e doktorë ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje, ata nuk mund t’i jepnin asnjë shpjegim tjetër përveçse ‘Mrekulli!’.

Pavarësisht rikthimit të saj në jetë, Lucyt i duhet të mësoj sërish si të ecë, si të flasë, madje edhe si të hajë dhe të pijë ujë.

Ajo sot është 16-vjeçe dhe po mundohet të bëj një jetë sa më normale pavarësisht dhimbjeve të shpeshta që e shoqërojnë në kokë dhe mpirjes së dorës dhe parakrahut të djathtë.

“Të mësuarit të të folurit dhe të ecurit duhet të ketë qënë e vështirë për mua, pavarësisht se unë nuk e mbaj mënd. Të vetmen gjë që kujtoj vazhdimisht janë fytyrat e të gjithë të afërmve të mi që janë shumë të dashur dhe mbështetës për mua. Një ditë më pyetën se çfarë doja të bëja dhe mua m’u desh të vizitoja një tren e t’u thoja ‘çu-çuu’ që ata ta kuptonin se unë doja të shëtisja me tren. Ndonjëherë duket argëtuese kur familjarët e mi vihen në zbulim të asaj gjëje që unë mundohem t’u shpjegoj. Shumë pak gjëra mbaj mënd para dhe asgjë gjatë kohës së komës.”

Kjo vajzë kështu siç është, është mrekullisht e gjallë dhe mirë. (LajmeShqip.com)