Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 17:00

New Delhi – Tri motrat janë bërë të famshme në mbarë botën falë një çrregullimi të rrallë gjenetik i njohur si ‘Sindroma Ujk’.

Ky sindrom është shumë i rrallë, por është i besueshëm pasi të tri motrat janë diagnostikuar me këtë mutacion të rrallë gjenetik, i cili prek vetëm një në një miliard njerëz.

Motrat Sangli, Savita 23-vjeçe, Monish 19 dhe Savitri 15-vjeçe, të gjitha vuajnë nga hypertricosis universalis, një sëmundje e cila ndikon në rritjen e qimeve në tërë trupin, përfshirë edhe fytyrën.

Vajzat vuajnë nga volumi i madh i qimeve në fytyrë, të cilat vazhdojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar dhe vështirë se hiqen!

Pasi kanë luftuar me këtë gjendje gjatë gjithë jetës, vajzat tani kanë filluar ta kenë gjëndjen nën kontroll nëpërmjet ndihmës së një kremi special për heqjen e qimeve, krem me të cilin duhet të lyhen çdo dy ditë.

Nëna e tyre 40-vjeçare, Anita, kujton se e patën martuar me forcë me një njeri që vuante nga i njëjti sindrom, por duke qënë 12-vjeçare në atë kohë e kishin kërcënuar se do e vrisnin po të mos martohej me të. Nga pesë fëmijët e saj, tre prej tyre e kanë trashëguar këtë sindrom.

Shpëtimi i tyre i vetëm janë seancat e lazerit për shpërbërjen e folikulës së qimes, seanca të cilat janë të papërballueshme për to. (LajmeShqip.com)