Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 16:26

Maja më e lartë e Evropës Perëndimore Mont Blanc është 4.808,73 metra, që është 1,3 metra më e ultë se para dy vjetësh, është deklaruar sot nga anëtarë të ekspeditës së ekspertëve të gjeometrave e kanë publikuar matjen.

Gjatë matjes së vitit 2013, maja më e lartë e Alpeve ka qenë 4.810,02 metra, ka thënë Instituti kombëtar i Informatave për Gjeografi e pyje (IGN). Arsye uljen e lartësisë nuk është vera e nxehtë pasi që temperaturat në atë majë janë gjithmonë nën zero.

“Lartësinë në Mont Blanc e përcakton rëndom grumbullimi i borës që ndërlidhet me reshjet dhe erën”, ka dekalruar eksperti Christian Vincent.

Sa më shumë të ketë reshje, era është më e dobët, aq më shumë borë grumbullohet në lartësi për ç’shkak trashet gleçeri që mbulon majën shkëmbore në lartësinë 4.792 metra, transmeton Koha.net. Mont Blanc kështu nga viti 2003 deri në vitin 2007 është “rritur” nga 4.808 në afër 4.811 metra.

Nën 4.810 metra Mont Blanc nuk ka rënë që nga viti 2005 kur ishte i lartë 4.808,75 metra.

Që nga 2001, çdo vit 23 alpinistë me përvojë marrin pjesë në matjen që e organizon shteti francez. Sivjet, për herë të parë, ata e krahasuan matjen e majës të bërë në shtator me matjen e bërë më 31 maj.