Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 18:00

Lobamba – Këto ditë në Suaziland, një vend i vogël malor në Afrikë, u zhvillua festivali i përvitshëm i quajtur Kërcimi i Kallamit. Gjatë këtij festivali gjigant, mbreti Msuati III, zgjedh një grua.

Foto 1: Mbreti Msuati gjatë festivalit.

Përpara tij kërcejnë një grumbull virgjëreshash të reja, dhe ai duhet të zgjedhë njërën prej tyre. Mbreti, i fundmi monark absolut në Afrikë, tani kërcënohet nga trazirat. Vendi që ka qenë prej kohësh krejt i qetë, është në prag shpërthimi, raportojnë mediat.

Foto 2: Virgjëreshat që kërcejnë përpara mbretit.

Megjithatë mbreti nuk e ka problem. Ai ka 13 gra dhe sheh me kënaqësi virgjëreshat me gjoks jashtë që i afrohen atij.

Kjo është shifër zyrtare pasi mendohet se gjendja është më keqe. Msuati pasoi në fron të atin, i cili po ashtu kishte 70 gra, 210 fëmijë dhe 1 mijë nipër e mbesa. Msuati lindi nga marrëdhënia që kishte mbreti me një shërbëtore, e cila ia doli që në kushtet e një vakuumi, të vendoste të birin në pushtet.

Foto 3: Mbreti me një nga gratë e tij.

Ai qeveris si në mesjetë një vend që ka një shifër të pabesueshme të infektuarish me AIDS. Thuhet se mbi 1 e katërta e popullsisë është e prekur.