Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 11:55

Një mësuese e shkollës së mesme në Ohio, ka dhënë dorëheqje nga puna e saj si mësuese pasi jeta e saj e dyfishtë ka dalur n’shesh.

Kristin Sundman ishte suspenduar nga puna, pasi administrate e shkollës së saj kishte kuptuar që ajo ishte përfshirë në akte seksuale nëpër faqe të ndryshme të internetit, transmeton Gazeta Blic.

Ajo ditën punonte si mësuese, ndërsa natën ishte yll i filmave porno.

Megjithatë, autoritetet e shkollës nuk besojnë se ajo ka përfshirë studentët në lidhjet e saj seksuale.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që mësueset në SHBA bëjnë një jetë të dyfishtë. Në vitin 2012, Stacie Halas, emri pornografik i së cilës është Tiffany Six është përjashtuar nga shkolla e mesme në Kaliforni, pasi ishte kuptuar se ajo luante në një numër të madh filmash pornografikë.