Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 09:24

Kancelarja gjermane Anglea Merkel ka vizituar një qendër klandestinësh, ku është pritur me ngrohtësi dhe duartrokitje, ndërsa refugjatët i kanë kërkuar të bëjnë dhe selfie me të dhe kancelarja Merkel nuk ka ngurruar t’ua plotësojë dëshirën.

Kancelarja gjermane vizitoi në Kreuzberg një prej shkollave ku do të arsimohen fëmijët e refugjatëve, si pjesë e programit për integrimin e familjeve të refugjatëve.

Duke folur për gazetarët Merkel tha se kjo është mënyra e duhur për t’u thënë klandestinëve se janë të mirëpritur dhe të nisin të mësojnë gjuhën gjermane. Fëmijët e refugjatëve kryesisht sirianë do të mësojnë së bashku me fëmijët gjermanë, tha Merkel

“Numri i lartë i klandestinëve natyrisht shtron para nesh sfida të mëdha, pasi në Berlin mbërrijnë çdo ditë mbi 1000 refugjatë. Unë mund të them vetëm një gjë. Ne po bëjmë gjithçka edhe për një fëmijë të vetëm dhe po përpiqemi për t’u dhënë atyre një të ardhme më të mirë”, ka thënë kancelarja Merkel.

Drejtuesit e shkollës thanë se nxënësit i përkasin moshave nga 13 në 17 vjeç dhe vijnë nga Siria, Iraku, Ukraina, Bullgaria , Vietnam, Ekuador dhe Meksika.