Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 12:50

Ka mbushur plot 100 ditë ariu i parë polar i ushqyer artificialisht larg nënës së tij dhe ambientit natyral.

Kafsha polare tashmë jeton në Penglai, në provincën kineze të Shandong që prej lindjes së tij më 1 Janar 2012, kur u refuzua dhe u braktis nga nëna.

Për Yuanyuan u kujdesën veterinerët dhe operatorët e parkut, të cilët vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë çdo ditë. Ariu polar është rritur i fortë dhe i shëndetshëm dhe ka shtuar 640 gramë që nga lindja kur peshonte vetëm 18 kilogram.

Për të festuar këtë ngjarje ishin të pranishëm punonjësit e parkut, ku natyrisht një tortë e madhe ditëlindjeje nuk mungoi.

Pas pak javësh Yuanyuan do të takohet me vizitorët të cilën mezi po e presin ta shohin nga afër.