Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 12:00

 Pensilvani – Në kohën kur foshnja Ryan Marquiss lindi me zemrën e tij jashtë trupit, mjekët nuk prisnin që ai të shpëtonte.

Nëse të sapo lindurit me probleme të tilla vdesin brenda tre ditësh, rasti i Rajanit është tërësisht i rrallë. Zemra e tij ishte edhe më e veçantë, pasi nuk ishte e zhvilluar dhe ishte pothuajse një gjysmë zemre, kombinim shumë i rrallë i defekteve.

Ndryshe nga shumë të tjerë, fati i Rajanit ishte shkruar ndryshe! Prindërit e tij, Leighann dhe Henry, e refuzuan kërkesën e mjekëve për ta abortuar fetusin që në javën e 12-të të shtatzënisë.

Duke refuzuar abordin dhe lënë natyrën që të bëj punën e saj, Rajan përpara dy ditësh festoi ditëlindjen e tij të tretë, i rrethuar nga dashuria e prindërve dhe motrave Natalie dhe Ainsley. (LajmeShqip.com)