Lajme Shqip Wednesday, 29 February 2012 15:30

Do të banohet në vitin 2013 dhe është një ndër ndërtesat që po diskutohet më shumë për momentin, e vendosur në rrugën 57 në bulevardin e Manhattanit.

One57 është gradaçela më trendi e ndërtuar në Shtete e Bashkuara në 2012-ën dhe do të jetë ndërtesa rezidenciale më e lartë në New York.

Ajo ka 90 kate një shikim befasues mbi Central Park dhe Midtown dhe ambiente të brendshme luksoze.

“Central park më ka mrekulluar gjithmonë. Është hapësirë e madhe natyre dhe ndërtimi i One57 do ta gjallërojë më shumë vendin”- thotë Christian de Portzamparc, arkitekti i saj.

“Jemi munduar të përshtasim luksin njujorkez”- thotë dizenjatori Juul-Hansen. “Dhe ndër pikat kryesore që duan njujorkezet është hapësira, ndaj mendojmë se në One57 ka hapësira të mjaftueshme”- vijon ai.

Çmimi i një banese varijon nga 7 milion dollarë për 1000 metra katrorë deri në 115 milionë dollarë për një apartament që do të jetë padyshim më i shtrenjti në Nju Jork.