Lajme Shqip Saturday, 17 March 2012 12:40

Lamtumirë karrocave tradicionale që shesin akullore në sheshet apo rrugët e qyteteve amerikane, pasi shitësi ambulant dhe shijet e limituara me vanilje dhe çokollatë janë tashmë pjesë e vitete ’90.

Sot është koha e internetit dhe në një shumëllojshmëri të pabesueshme, me vetëm një klikim në Twitter mësohet se cilat janë shijet e ditës në pastiçerinë më të afërt.

Një ndër dyqanet më të mira të akulloreve është CoolHaus, që ofron për klientët akullore mes dy biskotave dhe që furnizon klientët përmes Twitterit.

Mes shijeve janë edhe ato të patatinave, xhin tonikut etj. Më dembelet preferojnë të porosisin akullore online përsmes faqes MilkMade, edhe ky përmes Twitterit që kushtojnë 17 dollarë për porcion.