Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 12:00

Për herë të parë, pas 40 vitesh, ka dalë nga kasaforta vizatimi më i vjetër i historisë së Walt Disney, duke ‘parë’ sërish dritën. Imazhi i parardhësit të Topolinës, Oswald lepuri daton në vitin 1928.

Vizatimi u nxor nga arkivat e Disney për t’u ekspozuar gjatë një eventi për një videolojë të re ‘Epic Mickey 2′.

Lepurushui Oswald është krijuar përpara Mickey Mouse po për shkak të një mosmarrëveshje me Universal Studio Disney, humbi të drejtat në vitin 1928.

“Ne gjithmonë e dinim personazhin, e donim dhe kemi shpresuar të bëjmë diçka me të por nuk na përkiste”, është shprehur drejtori i arkivit të Disney, Becky Cline.

Oswaldo u kthye në krahët e krijuesve të tij vetëm në 2006-ën. Shfaqja e parë e tij në Disney është bërë në vitin 2010 kur u shfaq në ‘Epic Mickey’ si kreu i një mbretërie të harruar.