Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 19:44

Floyd Mayweather ka treguar edhe një herë se është i pasionuar pas makinave luksoze

Boksieri i famshëm amerikan, Floyd Mayweather ka shkuar në stërvitje me makinën super luksoze Koenigsegg, e cila kushton rreth 5 milion dollarë, raporton tabloidi bravnik, Daily Mail.

Por, besoni ose jo, Mayweather ka pasur të parkuara para qendrës stërvitore ‘Mayweather Boxing Club’ edhe katër makina tjera luksoze: Ferrari (3 milion dollar), dy Bugatti Veyrons (3 milion) dhe Bugatti Veyrons Grand (2.5 milion dollarë).

Ndryshe, Mayweather po bëhet gati për duelin e fundit në karrierë, të cilin do ta zhvilloj me 12 shtator në në Las Vegas ndaj Andre Berto. /Express/