Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 13:14

Aktori hollivudian Matt Damon ka bërë një mbrojtje spektakulare të çeshtjes së mësuesve, gjë për të cilën ai preket shumë pasi nëna e tij është pedagoge në fakultet.

Më parë ai ka qënë i ftuar në një konferencë të mbajtur për mësuesit dhe ka dhënë një fjalim duke nxjerrë në pah punën frytdhënëse të nënës së tij, të një mësuesi:

“Kur i hedh një vështrim jetës time tani, gjërat që i vlerësoj më së shumti janë: imagjinata, dashuria ime për aktrimin, pasioni im për shkrimin, dashuria ime për të mësuarin dhe kurioziteti. Të gjitha këto kanë ardhur si pasojë e asaj çfarë më është mësuar nga prindërit.”

Fjalimi i tij ka qënë i mrekullueshëm duke i përcjellë të gjithë mësuesëve respektin dhe mbështetjen e tij pavarësisht shkurtimeve të buxhetit ndaj tyre për orët shtesë. Por ajo që e ka bërë me të vërtetë sensacionale këtë ngjarje, ka qënë intervista e një gazetareje për Reason.Tv që e ka pyetur aktorin nëse mësuesit do të punonin më shumë nëse nuk do ta kishin mandatin e siguruar.

Me një fytyrë ironike dhe zë pothuajse të revoltuar ai është përgjigjur:

“Pra, ju mendoni se të punuarit i pasiguruar të bën të punosh më shumë? Unë dua të jem një aktor dhe kjo nuk është një nxitje. Është thjeshtë çështja se në çfarë këndvështrimi i sheh gjërat nga mënyra se si ato të përcillen. Kjo që thoni ju është njësoj si të thuash që mësues do të bëhet dembel në qoftë se nuk do ta kishte mandatin e sigurtë. Një mësues do që të mësojë të tjerët… E kam fjalën, për çfarë arsye do ta bënteje një punë të tillë, edhe me orë të zgjatura në qoftë se nuk do e donin me të vërtetë këtë punë, pavarësisht rrogës joshpërblyese?”

Dhe papritmas, në vënd që të fliste gazetarja, është përgjigjur kameramani duke thënë: “Po sepse 10% e mësuesëve janë të këqinj!”.  Kur u pyet se ku i kishte marrë këto shifra, kameramani ju përgjigj: “Nuk e di. Thjesht mendoj që çdo kush në çdo profesion, do të kishte dashur që të kishte një punë tjetër!”

Dhe përgjigjja e Damon në këtë rast ka qënë: “Nuk e di shoku çfarë të të them, mbase ti je një kameram koti, kështu që nuk e di…”

Për këtë deklaratë që ai ka bërë në mbrojtje të mësuesëve është nderuar shumë nga mediat amerikane duke thënë se ky ka qënë fjalimi i më i bukur se i çdo filmi të realizuar. (LajmeShqip.com)