Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 15:30

Një manifestim në publik i dashurisë së tyre ka bërë që kjo ngjarje të ndezë reagime të ndryshme në mbarë botën.

Para pak ditësh, kur një ushtar i marinës amerikane është kthyer në vendin e tij, Hawaii, i është hedhur në qafë të dashurit të tij që e priste në aeroport. Çifti është përqafuar dhe i ka kryqëzuar buzët në një puthje, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë gazetarëve që kishin shkuar për të filmuar marinsat në takimin me familjarët e tyre.

Fotografia e ushtarit Dalan Wells e postuar në profilin e marinsave homoseksualë ka tërhequr më shumë e 18000 Like dhe pothuajse 4000 komente, që nga dita e shtunë e postimit të tij. (LajmeShqip.com)